E Diel, 1 Nëntor 2026

"Aktor" fiton tenderin per tunelin e Krrabes Luljeta Ndoka

Eshte shpallur zyrtarisht firma fituese qe do te kete te drejten per ndertimin e tunelit. "Aktor" do te ndertoje tunelin e rruges Tirane-Elbasan, sepse eshte shpallur fituese pas ofertes mjaft te mire qe beri, pasi u shpall hapja e procesit te ofertave elektronike. Keshtu, firma greke "Aktor" ka ofruar ndertimin e tunelit me 46 per qind me lire.

"Aktor"

Sipas burimeve nga Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve, procedurat e tenderimit kane qene teresisht transparente dhe tenderi i hapur, ka bere qe ofertat ekonomike te jene shume te volitshme. Kjo te thote qe nga 15.4 miliarde qe ka qene fondi limit per ndertimin e tunelit, ofertat kane variuar ne nje ulje qe shkon nga 81 per qind e vleres (oferta me e larte ekonomike), ne 54 per qind te vleres qe eshte edhe oferta me e ulet, pra ajo qe beri firma "Aktor". Kjo kompani eshte me e madhja e ndertimit te veprave dhe rrugeve ne Greqi. Per vitin 2010, "Aktor" pati nje xhiro vjetore prej 2,7 miliarde euro, eshte ndertuesja e nje prej akseve rrugore me moderne ne Greqi. Behet fjale per autostraden e Atikes me nje gjatesi prej 65 kilometrash. Kjo autostrade eshte me 6 korsi, e pajisur me 32 mbikalime, disa tunele si dhe korsite e emergjences. Udhetimi behet pa asnje ndalese dhe ne kushte te larta sigurie. Autostrada u inaugurua ne vitin 2004 dhe eshte nje nyje lidhese mes 30 bashkive. Teknikat rigoroze te ndertimit te kesaj rruge, i kane siguruar Greqise nje prej akseve me bashkekohore ne levizjen e automjeteve. Kompania Aktor gjithashtu, ka marre pjese edhe ne ndertimin e ures "Rio Antirio", qe lidh Greqine kontinentale me ate ishullore, nje prej veprave me te medha te infrastruktures, ndertuar ne shtetin fqinj.

Punimet

Perfundimi i punimeve per kete projekt eshte parashikuar te jete 18 muaj pas nenshkrimit te kontrates. Projekti i tunelit ne autostraden, Tirane-Elbasan permban dy tunele, nje me gjatesi 2200 metra dhe nje 560 metra. Ndryshe nga rruga e re Durres-Kukes, e cila kaloi ne nje proces te gjate debatesh dhe akuzash ne organet e Prokurorise, per shkak se punimet nisen pa pasur nje projekt zbatimi, per rrugen e Elbasanit projekti tashme eshte gati qysh ne fillim te vitit 2010. Edhe pse ky do te jete nje investim teper i kushtueshem i qeverise, leverdishmeria ekonomike e kesaj rruge per banoret e Tiranes, Elbasanit dhe te zonave ku do te kaloje kjo rruge, do e justifikojne kete cmim. Fakti qe kjo rruge do te kaloje ne me shume se gjysmen e siperfaqes se saj ne zone urbane, do sjelle mundesi per zhvillim aktiviteti per banoret e zonave. Segmenti i pare prej 2.3 km, i cili eshte perfshire ne tender, kalon ne zone urbane, duke qene keshtu nje impuls zhvillimi ekonomik per zonen. Autostrada Tirane-Elbasan, e zgjedhur ne trajektoren me te shkurter te saj, ka nje rendesi kapitale per zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik jo vetem te Elbasanit, por te vendit ne teresi. Kjo autostrade e shnderron Elbasanin ne qytetin me te afert, ose pothuaj ne nje pjese integrale te metropolit shqiptar, Tiranes.

"Aktor"

Firma e "lojerave olimpike" qe ka punesuar 10 mije persona

Eshte nje nga firmat me kryesore ne ndertimin e infrastruktures per lojerat olimpike "Athine 2004" si dhe ne ndertimin dhe instalimin e qendres elektronike te menaxhimit te metrose se Athines. Eksperienca e kompanise aktor shtrihet edhe ne vende te tjera, si Kuvajti e Rumania, ku ajo ka ndertuar disa akse rrugore kombetare. Aktor ka te punesuar mbi 10 mije persona ndersa renditet e 75-ta nder 225 kompanite me te mira te sipermarrjes boterore.

Eksperienca

E themeluar qe ne vitin 1950, kompania e ndertimit "Aktor", ka nje eksperience mbi 60-vjecare ne industrine e ndertimit dhe zbatimit te projekteve te infrastruktures. Eshte pjese e grupit "El Aktor", dhe ka prezence ne 10 vende te botes.

Te dhenat e rruges Tirane-Elbasan:

Gjatesia 31.1 km

Gjatesia e dy tuneleve 4.3 km

Kosto totale 36 mld leke

Kosto tunelit 15.4 mld leke

Mbikalime 7

Nenkalime 4

Shpejtesia e projektuar 100-120 km/h

Gjeresia e nje vije kalimi 3.75 metra

Kohezgjatja e punimeve 18 muaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›