Rritje reale ne thuajse te gjithe treguesit ekonomike te ketij vendi Nga Vasili Daliani
"To Thema"*
Ndersa renia ekonomike ne Greqi arrin 3% dhe parashikimet me optimiste per shkallen e papunesise ne vendin tone jane duke folur per 15%, Shqiperia fqinje, paraqet nje rritje ekonomike te cmuar dhe mbreselenese. Reduktim i deficitit buxhetor, rritje e punesimit dhe ulje e deficitit te bilancit tregtar, te gjitha keto, pasqyrojne zhvillimin e pergjithshem ekonomik te fqinjit tone ne nje kohe shume te keqe ekonomike.
Qeveria shqiptare ne perpjekjet e saj per te vazhduar me tej ne zhvillimin e ekonomise se vendit, evidentoi gjithashtu nje rritje te konsiderueshme te turisteve ne 2010, gjetjen e rezervave te naftes, afersisht 238 milione fuci dhe nje program ambicioz privatizimi pritet te shtoje te ardhurat e thesarit dhe te terheqe investitoret e huaj. Me gjithe rritjen e vogel ne te ardhurat e qeverise ne vitin 2010, deficiti buxhetor ne Shqiperi ka vazhduar te bjere ne menyre te konsiderueshme. Nga te dhenat e 2009, kur deficiti arriti ne 7.4% te GDP ne te dhenat e 2010 konstatohet se deficiti ra ne 3.1%.
Sipas shifrave te publikuara nga Enti Statistikor i Shqiperise INSTAT, shkalla e papunesise ne vend ne vitin 2010 qendronte ne 13.5%, duke pesuar nje renie te lehte, nga 0.3%, ndersa pagat ne sektorin publik dhe te gjere publik u rriten. Ju lutem vini re qe Shqiperia ka reduktuar numrin e nepunesve civile, ndersa numri i te punesuarve te sektorit privat eshte rritur pak. Ne vitin 2010 Shqiperia ishte ne vitin e pare te dekades se fundit ku u regjistrua ulje e deficitit te bilancit tregtar. Vlera e pergjithshme e tregtise ne Shqiperi ne vitin 2010 u rrit me 19.8% dhe ka arritur ne 640.213 milione leke, krahasuar me 534.351 milione leke ne vitin 2009. Rritja ne vleren e volumit te tregtise shqiptare erdhi per shkak te rritjes ne vleren e eksporteve ne 56.43%, dhe rritjen e vleres se importeve te vendit me 11% ne 2010, kundrejt 2009.
Rezervat e naftes, turizmi dhe privatizimi
Nisur nga treguesit ekonomike qe tregojne rritje pozitive, autoritetet shqiptare njoftuan disa plane ambicioze zhvillimi, permes te cilave qeveria shqiptare shpreson te rrite te ardhurat e shtetit, e po ashtu ne menyre dramatike te ule kostot e njekohesisht te sjelle rritje te punesimit ne sektorin privat.
Ne kete kontekst, kompania kanadeze "Bankers Petroleum Ltd, e cila vepron nga viti 2004 ne fushen e kerkimit te naftes ne Shqiperi, publikoi ??nje studim te kryer ne 2010 ku spikat se rezervat e naftes qe ekzistojne ne nentoken e rajoneve te caktuara ne Shqiperi jane rritur me te pakten 30%, ndersa rezervat e provuara per vitin 2010 jane vleresuar ne 238 milione fuci. Numri i turisteve, eshte regjistruar me rritje ne masen 5,2%, duke pasqyruar projektin ambicioz te qeverise shqiptare per te transformuar vendin ne nje destinacion turistik konkurrues ne rajon. Ne kete kuader, po shqyrtohet kerkesa e vjeter ne kohe e bizneseve turistike per te reduktuar TVSH-ne qe rendon mbi produktet turistike. Rritja e turizmit ne vitet e fundit ka kontribuar ne ekonomine e vendit ne 2009 me shume se 2.4 miliarde dollare amerikane, ndersa vleresimet per 2011 parashohin qe te ardhurat nga turizmi te sigurojne nje rritje te metejshme, 4%, sipas statistikave nga Keshilli Boteror i Industrise. Lutemi kini parasysh se te pakten 200.000 shqiptare punojne ne industrine e turizmit, nje numer qe pritet te rritet.
1280 prona shteterore ne privatizim
Ndoshta projekti me ambicioz i planifikuar nga qeveria shqiptare eshte ai i privatizimit kete vit (2011), te 1280 pronave publike. Lista perfshin, nder te tjera, aksionet e kapitalit te kompanive publike shqiptare ne industri te tilla te medha si Albpetrol, ARMO, te aksioneve te mbetura ne kompanine e telefonise fikse (Albtelekom), te energjise elektrike (shperndarjes se energjise elektrike ish-OSSH dhe tani CEZ Shperndarje) dhe asaj te sigurimit (INSIG). E po ashtu jane futur ne skemen e privatizimit, hidrocentrale te vogla, prona te ushtrise te cilat nuk perdoren me, si dhe disa ndertesa te tjera qeveritare.
Programi i privatizimit pritet te rrite ndjeshem te ardhurat dhe shihet si mundesi per te zvogeluar edhe me tej papunesine ne vend.
* E perditshme kombetare e Greqise