E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilisht, gjendet i mbytur në rezervuar 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është gjetur i mbytur  mbrëmjen e djeshme në rezervuarin e Bilishtit.
 

Viktima Avni Nastimi 49-vjeç është gjetur i mbytur në rezervuar nga dy peshkatarë të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
 

Sipas policisë viktima nuk ka shenja dhune në trup prandaj dyshohet se 49-vjeçari mund të jetë vetëmbytur.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 49-vjeçarit Avni Nastimi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›