Berisha: Rama shkoi te PPSH, fitojme mbi 55%
Kryeministri Sali Berisha tha dje nga Elbasani, ku prezantoi kandidatin e "Aleances per Qytetarin" per kete bashki, Durim Hushi, se ky koalicion do te jete fitues ne keto zgjedhje, pasi premtimet jane realizuar. Nderkohe qe kundershtari i tij, sipas kryeministrit hyn ne zgjedhje me koalicionin e se shkuares. "Ne te gjitha rekordet elektorale, ky koalicion ka 55 per qind te votave te te gjithe shqiptareve. Ne e bazojme fitoren ne dy shtylla kryesore si, premtimet i realizojme dhe koalicion i gjere. Zoti Rama u perpoq te na imitoje me koalicionin dhe shkoi me Partine e Punes. Por behet koalicion me Partine e Punes? Vetem ai e ben. Perpara kishte alergji, tani mori ca emra dhe shkoi e ra tek Partia e Punes se Shqiperise. Koalicioni i se shkuares",-tha dje Berisha. Ai shprehu besim te plote tek te gjithe anetaret, militantet dhe mbeshtetesit e mazhorances, se kete periudhe kohore do te punojne intensivisht qe ne 8 maj, te arrihet fitorja e merituar. Sipas tij, ne keto zgjedhje PD dhe koalicioni "Aleanca per Qytetarin" hyjne me nje bilanc te qarte arritjesh nder me te medhate per qytetaret shqiptare. Nder to, ai renditi heqjen e vizave, celja e tunelit Tirane-Elbasan si dhe miratimi i nje sere nismash te rendesishme. "Kam besim te madh se ne daten 9 maj do te festojme fitoren ne Elbasan, Tirane, Durres e mbare Shqiperine, kam besim te madh se me kryetrarin e bashkise se Tiranes dhe te Elbasanit do te presim para zgjedhjeve te 2013, shiritin e autostrades Tirane-Elbasan", vijoi Berisha, duke theksuar faktin se mazhoranca nuk ndikohet aspak nga fushata e sharjeve, e shpifjeve, trillimeve e akuzave te krahut tjeter. Ai u shpreh se koalicioni, do te vazhdoje te shpalose vlerat qytetare, vlerat pozitive, te degjoje, te mbaje shenim, te diskutoje cdo problem qe ka qyteti apo komuna. "Ne kemi nje performance shume te mire nga pikepamja ekonomike, kemi nje mori projektesh, kemi nje vizion shume te qarte per te gjithe vendin, sic e kemi per Elbasanin, e kemi per Gramshin, per Vithkuqin, per Dukagjinin, e kemi kudo. Kurre ndonjehere nuk kemi qene me te qarte per hapat qe duhet te ndermarrim per te ndryshuar Shqiperine kudo. Ndaj premtojme dhe mbajme premtimet", beri te qarte kryeministri. Duke u ndalur edhe tek procesi zgjedhor, kryeministri premtoi se zgjedhjet do te jene te lira dhe te ndershme dhe se synimi i mazhorances dhe qeverise eshte te zbatohet me rigorozitet ligji. "Ne keto zgjedhje duhet te bejme perpjekjet me te medha qe te jene zgjedhjet model. Por dua t'u them se pergjegjesia per zgjedhjet eshte kryesisht e jona, e qeverise dhe kete nuk duhet ta harrojme", tha Berisha. R. Rapushi