E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorët kubanezë kërkojnë azil në SHBA

Dy aktorë amatorë kubanezë, që figuruan si të humbur ndërsa po udhëtonin për në Nju Jork për të marrë pjesë në një festival filmi, janë riparaqitur, duke thënë se kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Aktori Havier Nunez dhe aktorja Anailin de la Rua, që të dy 20 vjeçarë, humbën gjurmët të mërkurën, kur aeroplani i tyre nga Havana për në Nju Jork bëri një ndalesë në Majami.

Ata më vonë thanë se kishin ikur në qytet për të kërkuar një avokat, që do t`iu ndihmonte për të përgatitur procesin e kërkimit të azilit.

Që të dy aktorët janë fitues çmimesh me filmin kubanez "Una Noche" (Një Natë), që tregon rrëfimin e tre adoleshentëve, që përpiqen të ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm për të kaluar oqeanin nga Kuba për në Florida përmes një anije të bërë vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›