E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Baradei me parti të re në Egjipt

Lideri reformues i Egjiptit Muhamed El Baradei ka themeluar një parti të re politike, për të cilën thotë se synon të shpëtojë lëvizjen demokratike të vendit.

Njoftimi për Partinë e re Kushtetuese shënon një kthim në jetën publike të El Baradeit, i cili ka deklaruar në janar se nuk do të kandidojë për president.

Tërheqja e tij katër muaj para fillimit të votimit presidencial iu kishte dhënë një goditje grupeve liberale dhe të majta që qëndronin pas kryengritjes, e cila detyroi Hosni Mubarakun të largohej nga pushteti në vitin e kaluar.

Kthimi i El Baradeit tani mund t`iu japë grupeve liberale shpresë të re pasi që pësuan një zmbrapsje të madhe në zgjedhjet e parlamentare të Egjipitit ku partitë islamiste morën pothuaj 70 për qind të vendeve në Parlament.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të Egjiptit do të jetë më 23 dhe 24 maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›