Suri, pa miq për faj të Tom

Që e kishte izoluar gruan e tij të bukur, Kate Holmes, nga pjesa tjetër e botës, tashmë e kishin të qartë të gjithë. Por tani duket se Tom Cruise me fanatizmin e tij, po ia komplikon jetën edhe vajzës së tij të vogël Suri.
Thuhet se vajza nuk ka asnjë shok apo shoqe. Shkaku? Një baba shumë dyshues dhe kërkues ndaj të tjerëve.
"Suri ka një sjellje te cuditshme me fëmijë të tjerë të moshës së saj, nuk reagon mire – ka shpjeguar një burim që duket se e njeh mirë familjen e yjeve. – Nuk arrin të ndajë gjërat me të tjerët, se një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë më parë, asnjë nuk ia ka mësuar!".
E bukur si prindërit, vajza e Cruise duhet të jetë fatlume. Shpresojmë që të jetë kështu, gjithmonë nëse Tom do ta lejojë. Për të qënë një prind i mirë, shpesh, nuk duhen vetëm paratë dhe suksesi, por dicka tjetër më shumë.