E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aktorët vlerësojnë projektin për rikonstruksionin e teatrit “Z.Sako”

Ndërhyrja për rikonstruksionin pas më shumë se 30 vitesh e godinës së teatrit “Zihni Sako ‘’ në Gjirokastër ,vlerësohet nga artistët dhe opinjoni artëdashës .Për aktorët kjo ndërhyrje ka qënë e munguar prej vitesh , cka bënte që godina e teatrit të mos siguronte kushtet e nevojshme për shfaqet e ndryshme artistike .Zbatimi i projektit dhe përfundimi i rikonstruksionit do të ndikojë si në interpretimin e artisëve në skenë ashtu edhe në sigurimin e kushteve për spektatorët në ndjekjen e shfaqeve të ndryshme .

“Ne kishim një teatër që prej vitit 1969 që ishte ndërtuar nuk është vën dorë .Ka qënë një kërkesë e vazhdueshme nga ana jonë në të gjitha takimet me kandidatët për deputet dhe kryetar.Falë këmbnguljes tonë dhe bashkëpunimit të bashkisë me ambasadën italjane u bë e mundur  që të bëhej .Tashmë do të kemi ambjente komode , ku dhe spektatorët do të ndihen më komod.Të vish në tempullin e kulturës së qytetit dhe të vish në një katrahurë nuk shkonte .” shprehen aktoret .

Zbatimi i këtij projekti është një bashkëpunimi bashkisë Gjirokastrër me palën Italjane , dhe synon të përfundojë pranverën e vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›