‘’Estia Dhropoli” shtron tryezat e festave për 500 familje në minoritetit

Shoqata bamirëse “Estia Dhropoli” ka mundësuar shtrimin e tavolinës së Krishtlindjeve për 500 familje të Bashkisë Dropull.Janë kryesisht të moshuar të vetmuar që nuk kanë mundësi ekonomike,por edhe ata që banojnë në fshatra malorë dhe nuk kanë mundësi të bëjnë pazare.Sipas kryetares së shoqatës,Ollga Papa-Paguna, kjo është nisma më e madhe e ndërmarrë në katër vitet e jetës së saj.Në këtë mision fundviti, ajo u mbështet nga banorë të thjeshtë, biznesmenë, emigrantë. Transporti i pakove në 41 fshatra u mundësua nga Bashkia Dropull.
“Kësaj here, ne, kemi zgjedhur të jemi në krah të njerëzve të moshës së tretë që janë të vetmuar në fshatrat e Bashkisë së Dropullit.Në pamundësi për të patur afër familjarët e tyre në këtë kohë të vështirë ne do t’ua shtojmë gëzimin e ditëve festive.Nisma jonë është: “Ti nuk do jesh kurrë vetëm”.U bashkuam të gjithë për t’u bërë gati tavolinën e festave.Na mbështetën të gjithë ata që e ndiejnë se kontributi i tyre do t’i vlejë shoqërisë, që nga bizneset e Dropullit e deri tek banorët të cilët kanë dhuruar nga pensioni i tyre.Janë pako që përmbajnë të gjitha produktet që i nevojiten një tryeze feste, që nga mishi e deri te ëmbëlsirat.Jam shumë e lumtur që arritëm të realizojmë këtë nismë, më e madhja për nga buxheti.Uroj që 2021 të jetë një vit më i bukur për shqiptarët!”- u shpreh Papa.
“Estia Dhropoli” është mjaft aktive në përmbushjen e misionit të saj bamirës të fokusuar në zonat e minoritetit.