E Enjte, 5 Nëntor 2026

Prag festash në qytetin bregdetar të Vlorës

Festat e fundvitit i kanë shtuar shkëlqimin qytetit bregdetar të Vlorës.

Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit që pret mijëra turistë gjatë sezonit veror, por edhe në stinët e tjera të vitit.

Ndërsa bregu i Lungomares të ofron një pamje spektakolare, ku reflektimi i dritave mbi Adriatik shumëfishon ngjyrat festive.

E kthyer tashmë në traditë, pista e patinazhit ofron një tjetër mundësi për fëmijët e qytetit bregdetar, se ku mund të kalojnë kohën e lirë e të zbaviten.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›