E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktori nga Thethi qe cuditi Hollivudin

Hollivud SHBA 11 janar 2011 NOA / Hamza Hatika - Aktori me i ri shqiptar ne Hollivud quhet Prad Rada. Dhe filmi qe do te prezantohet ne mars American Dreams me regjisoret Barbet Schroeder dhe Lee Percy presin kurorezimin legjitim mbi jeten e ketij talenti te radhes ne Amerike.

Me profesionin si aktor fillimisht e ka nisur me shkollimin e larte tek universiteti ne Uestchester W New York per leksione ne aktrim.

Largohet nga Thethi vetem 16 vjec por i bindur si ai kishte dicka me shume se nje enderr.

Prad Rada me syte qe nuk shikojne njesoj me mendjen me vrullin dhe inteligjencen e madhe do te fitonte shume shpejt zemrat e shume personaliteteve te kinematografise dhe te artit te shtate te cilet e pelqyen si aktor.

Kudo qe ecte fliste apo debatonte mbi skenat dhe dialoget apo te fshehtat e magjise se artit te shtate.

Mes shokesh heshtja do te ishte aleate e tij dhe miratimi nga shoket ishte pothuajse unanim.

Ai dinte ti degjonte dhe te fliste shtruar me ta.

Talentin e tij regjisoret e pelqyen ne rolet qe ai do te luante gjate shkollimit ne Nju Jork te cilet e inkurajuan te ndjekepasionin e cmendur te nje te riu nga Thethi.

Suksesi filloj te ishte monoton mbi supet e njoma te djaloshit shqiptar qe vec vetes dhe endrres hollivudiane nuk kishte asnje te vetem qe tia miratonte apo edhe ta kritikonte ate.

Filloi te marre pjese ne teatrin e shkolles dhe aty u be me emer e u njoh me njerezit kryesore qe me pas e moren me shume qejf Pradin.

Gjate gjithe kohes regjisoret e keshillonin te synonte me lart per aktrim sepse kishin besim tek suksesi i tij.

Mbas suksesit te disa shfaqjeve teatrale ku edhe theu tabune e salles dhe te publikut artdashes me veten dhe koleget vendos se aktrimi nuk ishte me nje utopi.

Pas perfundimit te shkollimit per aktrim vendoset ne Manhattan New York ku edhe vazhdoi te merrte paralel klasa te tjera tek HB studio.

Uria per leksione dhe per jete aktorit iu kthye ne refren te dites.

Ne HB studio u be me shume i njohur dhe per here te pare mori pjese ne regjistrimin e 5 filmave.

Aty njihet me regjisore te njohur dhe ftesa ishtetashme ne doren e tij. Ai duhej te zgjidhte e te vendoste midis shume ofertave per te marre pjese apo jo ne filmat e tyre.

Pas lajmit qe babai ne Shqiperi u nda nga jeta vjen ne familje duke frenuar pasionin dhe punen e nisur ne karrieren si aktor.

Fillon te punoje tek nje restorant shume i merzitur dhe u rikthye ne profesionin e pare te emigrantit ate te kamerierit.

Dhe kjo pauze do te ndikonte tek shpirti i tij i pasur prej artisti tashme. Ne diten e pare te punes i dermuar shpirterisht dhe pa e pasur mendjen fare tek klientet VIP e ku ne njeren nga tavolinat do te ishte ulur regjisori Lee Percy me nje kolegun e tij.

Si nje ogur i mbare per djalin qe zbriti nga Thethi i larte per tu lartesuar si askush ne lartesite e Olimpit Hollivud apo qiellshpueset ku ai vetem i kishte pare femije nga televizori ne Shqiperi.

Tavolina e tij ankohet sepse porosia qe Pradi u kishte marre ishte gabim keshtu ai shkon ti kerkoje falje.

Gjate prezantimit se ai ishte regjisori madh i OSCARtelat e shpirtit artist akordohen menjehere ne pasionin e madh per aktor dhe pjesemarrjen e tij ne filma.

Vendosin per bashkepunim dhe suksesi nen pervojen e garantuar te tyre e rizgjojne nga gjumi Pradin e drobitur e te trishtuar nga dhimbja per ndarjen nga babai dhe familja ne Shqiperi.

Pas disa muajsh kontakton me regjisorin Lee Percy dhe i kerkoi te bej nje reel. Nje video reklame qe permblodhi talentin e tij si aktor per ta vendosur ne faqen e uebit personal.

Bashke me regjisoren tjeter me fame Barbet Schroeder Lee Percy i tregon deshiren per te bere nje film ne Amerike bazuar ne historine e jetes interesante te nje studenti 16 vjecar qe zbriti nga Alpet e magjishme shqiptare.

Ideja per filmin Dreaming American ju pelqeu paleve dhe mbeshtetja e madhe nga shume vipa te Hollivuit ishte vendimtare ne realizimin e ketij filmi.

Filmi Dreaming American ben fjale per jeten e tij si emigrant shqiptar ne Amerike.

Flet per aspirimet e tij per tu bere aktor dhe veshtiresite e emigranteve ne Amerike.Ai beson se ky film ka per te depertuar ne publik.

Pasi ato cka ai ka perjetuar i kaloncdo emigranti shqiptar ne Amerike.

Si aktor - thote ai - ndjehem shume i kenaqur qe ju dha mundesia te punoj me dy legjenda te Holliwoodit Lee Percy dhe Barbet Schroeder. Te cilet jane njerezit me te njohur ne Nju Jork dhe Los Angeles si edhe kane punuar me aktore te shquar si Angelina Jolie Sandra Bullock Hilary Seank Dree Barrymore Jeremy Irons Bridget Fonda etj. Te dy jane shquar me cmimin Oscar per filmat e njohur si Reversal of Fortune Single White Female Murder by Numbers Boys Dont Cry dhe Salt.

Filmi Dreaming American do te jete gati per publikun ne Shkurt 2011 dhe premiera do shfaqet ne New York. Ai ka deshire te shkruaj autobiografine e jetes se tij dhe te vazhdoj karrieren si aktor dhe model.
Premiera e Marsit e gezon por i vetem dhe me imazhin pozitiv te vendit te tij ai thote se clodhet me videot dhe fotot e Tifozeve Kuq e Zi.

Do te marr nje flamur me vete gjate premieres dhe shpirtin tim do ta qetesoj se jam larg por kurre se mohoj qe jam shqiptar dhe vizita e afert eshte ankthi i radhes perfundon ai.

h.h/n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›