Debati per trashegimine kulturore menaxhimi ne Tirane

Mënyra e menaxhimit në fushën e trashëgimsë kulturore në Shqipëri do të ndryshojë me hyrjen këto ditë ne fuqi të vendimit të qeverisë për reformën në trashëgiminë kulturore. Reforma ka si qëllim t’i japë Institutit të Monumenteve më shumë kompetenca në përzgjedhjen e projekteve dhe zabtimin e tyre. Tashmë roli i drejtorisë së trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës, drejtorive rajonale dhe strukturave të parqe arkeologjike do të zbehet dhe menaxhimi do të kalojë në dorë të specialistëve të monumenteve në Tiranë.
"Ideja nuk është në këtë gjë, që ne duam ta shohim monumentin si send më vete për vetveten, por si një objekt i cili të vizitohet. Ne gjejmë biznesmenë që kërkojnë të ndërtojnë dicka. Ta zëmë në Lezhë, në pjesën e sipërme sot ka pluhur, ka ferra. Në konturin e tyre ne do ti kthejmë ndërtimet në restorante a bare që dikush që vete të ketë dhe një muze që të shohë cila është Lezha, po të ketë dhe mundësi të pijë një kafe", tha Apollon Baçe, drejtor i IMK.
Por reforma e nisur para nëntë muajve, është kritikuar vazhdimisht nga specialsitë të trashëgimisë. Ata e cilësojnë si një centralizim që nuk i vjen në ndihmë trashëgimisë. "Unë shoh me një lloj keqardhje dhe mungesë të theksuar profesionalizmi në formulimin e këtij akti, unifikimi i gjithckaje dhe personalizimin e gjithckaje për vendimmarrje në fushën e trashëgimisë në një institucion, bile personalizuar fare nga një individ i caktuar është vetëm një hap prapa, konflikt i hapur interesi", thotë Lorenc Bejko, specialist i Monumenteve.
Që nga vitet 2000, zona të ndryshme arkeologjike e historike në Shqipëri funksionuan në mënyrë të pavarur, sic është shembulli i Parkut të Butrintit dhe Apollonisë.
Aurela Papadhima