Tre premiera për sezonin e ri
11/01/2011 “Një tablo absurde” është vepra që do të çelë sezonin e ri artistik janar-korrik 2011 në Teatrin Kombëtar. Shfaqja do të ngjitet në skenë në datat 14-15 janar në sallën “Kadri Roshi”, ndërsa në sallën e re gjatë muajit janar do të vihen në skenë shfaqjet e artistëve fitues të edicionit të VI-të të festivalit të të rinjve 2010.
Pjesa, e shfaqur premierë gjatë 2010-ës në TK, do të pasohet me shfaqjen e disa veprave të tjera, pjesë e kalendarit të teatrit, ndërkohë janë përzgjedhur dhe janë bërë publike titujt e tre premierave për sezonin e ri artistik, vepra që janë shpallur fituese nga bordi artistik i Teatrit Kombëtar.
E para është një dramë me regjisor Altin Bashën. Bëhet fjalë për “Amadeus” nga Peter Shaffer, për të cilën do të punohet gjatë janarit dhe shkurtit dhe është programuar të vijë premierë më 24 Shkurt.
“Shtrigat e Salemit”, dramë nga Arthur Miller me regji të Spiro Dunit është premiera e dytë e aprovuar për këtë sezon artistik. Koha e realizimit të saj do të jetë marsi dhe prilli, ndërsa do të shfaqet premierë në prill.
Tragjedia e Shekspirit “Romeo & Xhuliet” është e treta premierë që do të vijë gjatë këtij sezoni në Teatrin Kombëtar. Me regjisor Carlo Bruni, koha e realizimit të saj është prilli dhe maji. Një bashkëprodhim me Institutin Italian të Kulturës do të vijë premierë në fund të majit.
Një nga objektivat e Teatrit Kombëtar për këtë vit është ardhja në Tiranë e një regjisori të njohur nga Anglia, në bashkëpunim me Këshillin Britanik, për të vënë në skenë një tjetër kryevepër të Shekspirit. Për realizimin e këtij projekti teatri ka kontaktuar me regjisorin prej më se një viti, në mënyrë që ai të programojë ardhjen në Shqipëri, si dhe me Këshillin Britanik për ngritjen e fondeve, pasi mundësimi i ardhjes së një regjisori britanik tejkalon buxhetin e TK-së. Shumë shpejt, brenda janarit, pritet edhe përgjigja përfundimtare nga “British Council”. Kjo premierë parashikohet të vihet në skenë në sezonin e dytë të vitit 2011.
Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, më 6 janar 2010, trupa artistike e Teatrit Kombëtar është nisur për një turne në Indi, ku dhe merr pjesë në festivalin Ndërkombëtar Teatror të Delhit me shfaqjen “Berberi i Seviljes”.
B.G.