Janari i Anagnostit në Arkiv
11/01/2011 Shfaqet për të parën herë dokumentari i ndaluar i Anagnostit, “Përjetësi”. Përgjatë janarit edhe pesë filma të tjerë të tij
Ky muaj përkon me 75-vjetorin e lindjes së regjisorit të nderuar shqiptar Dhimitër Anagnosti, ndaj kinemaja e së mërkurës në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit do ti kushtohet veprave filmike të tij. Çdo të mërkurë do të shfaqen filma artistikë dhe dokumentarë që prezantojnë jo vetëm punën krijuese të Anagnostit, por edhe të bashkëpunëtorëve të tij në vite, si edhe lojën aktoriale të aktorëve të mëdhenj të skenës që nuk janë më mes nesh.
Regjisori Anagnosti dhe autorë të tjerë të filmave të tij do të jenë të pranishëm gjatë çdo projeksioni duke zhvilluar natyrshëm një bisedë me studentë të Akademive të Filmit, kineastë dhe spektatorë të tjerë.
Projeksionet në 35 mm do të fillojnë nesër në mesditë me dokumentarin e vitit 1973 “Motive nga dita e diel”. Pas tij do të shfaqet një prodhim i vitit 1969, “Plagë të vjetra”.
Një ditë më pas, të mërkurën do të shfaqet dokumentari “Përjetësi”, një realizim i vitit 1974. Një dokumentar poetik për dëshmorët e luftës, filmi shoqërohet “me të rrahura zemre dhe muzikë”. Ky film u quajt modernist për kohën për nga karakteri i veçantë regjisorial dhe u ndalua. Filmi nuk u shfaq kurrë deri më sot dhe AQSHF e sjell për të nxjerr në pah vlerat e vërteta të kësaj poeme filmike si dhuratë për regjisorin dhe publikun e pranishëm.
Në po të njëjtën ditë do të shfaqet edhe filmi “Lulëkuqet mbi mure”. I realizuar më 1976, filmi mbahet si emblema e krijimtarisë së Anagnostit, për të cilin është nderuar me disa çmime kinematografike kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shfaqja e filmave do të vijojë dy javë më pas, më 26 janar me filmin “Duel i heshtur”, realizim i vitit 1967, një film që shquhet për portretizimin psikologjik të personazheve.
Pasditen e po kësaj dite do të përcillen edhe xhirime arkivale nga momentet e punës së regjisorit Anagnosti në sheshet e xhirimeve. Shfaqja e filmave do të mbyllet me filmin më të dashur ndoshta për publikun shqiptar, “Përrallë nga e kaluara”. Një realizim i vitit 1987, për këtë film Anagnosti është nderuar gjithashtu me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.