Aktori shqiptar Tristan Halilaj, konkurent për “Shooting Stars”
TIRANË- Aktori i ri Tristan Halilaj do të kandidojë në “Shooting Stars 2012”, për rolin e Nikut në filmin “Falja e Gjakut”.
Qëndra Kombëtare Kinematografike ka përzgjedhur aktorin shkodran, i cili interpretoi për herë të parë në filmin e regjisorit, Joshua Marston. Në programin European Film Promotion “Shooting Stars 2012” Halilaj do të konkurojë së bashku me aktorë të tjerë nga vende të ndryshme të botës për interpretimet e tyre në realizimet kinematografike.
Në filmin “Falja e Gjakut” Halilaj është zgjedhur pas një audicioni në shkollat e mesme të Shkodrës dhe pas përvojës së tij të parë në film ai vendosi të studiojë në Fakultetin e Arteve në Tetovë, dega aktrim.
Në filmin e Joshua Marston, Tristan Halilaj interpreton Nikun, një adoleshent të cilit brenga për ëndërrat e tij të ndërprera fillon t’i shndërrohet në zemërim e më pas në rebelim, teksa ditë pas dite ai thur një plan për t’i dhënë fund ngujimit të tij.
Halilaj konkuron në “Shooting Stars” pas aktorit Nik Xhelilaj i cili, vitin që shkoi, fitoi çmim për interpretimin e tij në filmin “Shqiptari”.
Programi “Shooting Stars” financohet nga Agjencia për Promovimin e Filmave Evropianë dhe u ofron fituesve mundësi promovimi, si takime me agjencitë audicionale në Berlinale apo vizita nëpër festivale të ndryshme në Evropë si dhe në Hollywood.
(e.m/ATSH/BalkanWeb)