Bosnja do të ndryshojë Kushtetutën
SARAJEVE- Parlamenti i Bosnjes nis sot procedurat për të ndryshuar Kushtetutën e vendit, pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut deklaroi se diskriminon çifutët dhe romët, duke i ndaluar të kandidojnë për funksione të larta.
Zyra e shtypit parlamentar bëri të ditur se një përfaqësues i grupit prej 13 partive parlamentare është i ngarkuar që të propozojë në parlament para datës 30 nëntor, amendamentet kushtetuese, si dhe amandamentet e nevojshme për të ndryshuar ligjin zgjedhor
Reforma është një nga kushtet kryesore për Bosnjën, për të marrë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian.
(s.g/rel/BalkanWeb)