Aktorja Edi Luarasi feston 70-vjetorin e lindjes
Në një ceremoni festive aktorja Edi Luarasi festoi 70-të vjetorin e saj në Teatrin Kombëtar. Artistja e Merituar mori shumë urime nga miqtë, kolegët dhe të ftuarit. Temperamenti i saj i fortë dhe këmbëngulës, aftësia e saj për të përcjellë modernen, janë tiparet që më së shumti e karakterizojnë atë.
Edi Luarasi lindi në Tiranë vitin 1940. Roli debutues i saj ishte Vera në dramën "Shtëpia në bulevard" më 1963. Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek "Doktor Aleksi, Kordelja tek " Mbreti Ilir", Cuca tek "Cuca e Maleve, etj. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në vitin 1974, për arsye politike. Rikthhet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë, në dramën "Vizita e Damës plakë". Në 1995 Interpretoi në dramën "Hekurat", më vonë, në dramat "Cilindri", "Streha e të Harruarve", etj.