Aktorja Mia Farrow dëshmon në Hagë

Hagë, 7 gusht - Aktorja e njohur Mia Farrow do të paraqitet javën tjetër në Tribunalin e Hagës në gjykimin e ish presidentit të Liberisë, çarls Tejlor, i cili gjykohet për krime në luftën civile në Siera Leone.
Aktorja e njohur do të dëshmojë lidhur me të ashtuquajturat "diamantë të përgjakshëm", të cilat supermodelja Naomi Kempbell i kishte marrë si dhuratë nga Tejlor, në një darkë në vitin 1997 në shtëpinë e Nelson Mandelës, raporton REL.
Tejlor akuzohet se me "diamantët e përgjakshëm" i ka armatosur kryengritësit në Siera Leone.
Asokohe janë vrarë rreth gjysmë milion njerëz ndërsa 4.5 milionë u detyruan t'i braktisin shtëpitë.
Fillimisht Naomi nuk pranonte se kishte pranuar dhuratën nga diktatori, por këtë javë ajo i tha gjykatës në Hagë se kishte mohuar t'i ketë pranuar diamantet sepse kishte pasur frikë për familjen e saj.