Ami dhe Xhemi dasmat në Karaibe

Tiranë, 7 gusht - Dy vajzat e spektaklit, Ami dhe Xhemi, përfundimisht e kanë vendosur se kur do ti bëjnë dasmat. Xhemi dhe Visi, do të kurorëzojnë lidhjen e tyre më 3 shtator, ndërsa Ami dhe Ermali kanë vendosur që ta bëjnë dasmën e tyre në 10 shtator, raporton BalkanWeb. Vajzat, pa praninë e bashkëshortëve të ardhshëm, kanë rënë dakord që dasmat e tyre mos t’i përplasin, në mënyrë që të kenë kohë të koordinojnë edhe publicitetin që u duhet për eventet më të rëndësishme të jetës së tyre. Xhemi dhe Ami, kanë vendosur që muajin e mjaltit ta kalojnë në Aruba, në Karaibe. Edhe pse dasmën nuk do ta bëjnë në të njëjtën ditë, të paktën, pushimet pas dasme, tradicionale, do ti bëjnë bashkë.