Sarkozy ruan oren 55 mije euro e heq ne takimin me elektoratin

“Popull i Francës, dëgjojeni apelin tim. Francezë mw ndihmoni. Ndihmojeni Francën”. Këto janë fjalët me të cilat presidenti aktual i Francës, Nikola Sarkozi ka mbyllur fushatën e tij elektorale në mitingun e organizuar në sheshin “Concorde”.
Më pas ai ka zbritur nga platea për tu takuar me mbështetësit e tij. Menjëherë pas shtrënigimeve të duarve me mbështeësit e tij, presdienti ka nxituar të marrë orën e tij, të markës Patek Filip, me një vlerë 55 mijë euro dhe ta fusë në xhepin e xhaketës. Ora është një dhuratë e bashkëshortes së tij Karla Bruni, vetëm pak kohë pas martesës, pra katër vjet më parë dhe presidenti nuk e ka hequr asnjëherë nga dora.
Momenti është filmuar nga kamerat e Télé , që ka kujtuar precedentin e presidentit amerikan Bush në Shqipëri. Nëse fillimisht u spekulua se ora i ishte vjedhur, Shtëpia e Bardhë ndërhyri menjëherë duke thënë se ora 50 dollarëshe e ish presidentit amerikan ishte hequr nga vetë ai për ta future më pas në xhep.
Sarkozy ka arritur të ruajë kështu një dhuratë të rëndësishme si dhe humorin e mirë, në një ditë të rëndësishme që duhej të shënonte epërsinë e presidentit ndaj sfiduesit Fransua Hollande. Por shumë pak ditë para zgjedhjeve të 22 prillit, sondazhet tregojnë për avantazhin e kandidatit socialist, i cili mendohet se do të fitojë ndaj Sarkozisë me një përqindje prej 55 me 45 për qind.