Dita e talasemisë, zonat me më shumë të prekur
Dita Botërore e Luftës kundër Talasemisë, ka bërë që të përkujtohen mijëra të prekur në botë dhe hartimin e mjaft strategjive për parandalimin e kësaj sëmundjeje të trashëgueshme.
Vendi ynë ka shifra të larta të sëmundjes së talasemisë. Talasemia është një sëmundje gjenetike dhe nuk ka një kurë specifike për parandalimin e saj, por studiuesit pretendojnë se shumë shpejt do të gjendet një kurë e posaçme. Sipas, Ministrisë së Shëndetësisë, të dhënat më të fundit kanë treguar se frekuenca e bartësve të talasemisë llogaritet me rreth 7%. Shpërndarja e bartësve është heterogjene dhe frekuenca më e lartë ndodhet në zonat e ultësirës perëndimore, në qytetet Lushnjë me 7.3 %, Berat 7.04 %, Fier 9.96%, Sarandë 7.92% dhe Shkodër 0.72%. Sipas studimeve, në periudha të ndryshme kohore, referohet që në vendin tonë ka rreth 300 mijë bartës (8-9% e popullsisë). Sipas studimeve që bëhen të ditura nga Ministria e Shëndetësisë, në 25 vitet e fundit në ecurinë për mjekimin e talasemisë vëren me bindje se e ardhmja do jetë shumë më e mirë. Kështu, do të krijohet mundësia e realizimit me sukses të transplantimeve të palcës së kockës, realizimit të terapisë me anën e kordonit ombelikal, si dhe terapive të tjera bashkëkohore.
Ky përbën edhe kalimin nga trajtimi fillestar në atë bashkëkohor: transfuzione ose hipertransfuzione, shoqëruar me eliminues të hekurit, Desferal, L 1, e së fundi EXJADE. Në çdo 8 maj, kudo në botën e qytetëruar përkujtohet Dita e Luftës kundër Talasemisë, kësaj sëmundjeje të shekullit XX dhe të shekullit XXI që është e përhapur në rruzullin tokësor. Në këtë ditë, të gjithë në kujtojmë të gjithë ata fëmijë, adoleshentë dhe madhorë që ditën të përballojnë sëmundjen vite të tëra në vende të ndryshme të botës.
8 Maj 2008