E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit, shkon në 8465 numri i aplikuesve për dëmshpërblim



Laureta Rryçi
Ministria e Drejtësisë bën publike përgjigjet për kërkesat e para të të përndjekurve politikë për të përfituar dëmshpërblim. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë jo vetëm listën me emrat e aplikuesve, por edhe përgjigjet që janë dhënë për secilin. Në numrin e sotëm gazeta “Albania” po boton pjesën e 15-të me emrat e të përndjekurve dhe përgjigjet që janë dhënë për ta. Në listë nuk jepen vetëm gjeneralitetet, por edhe kërkesat e tyre. Në shumicën e rasteve, ashtu siç dhe është bërë publike, pjesa më e madhe e kërkesave është rikthyer për mungesë dokumentacioni.
Neni 19 i Ligjit nr. 9831, datë 12/11/2007 cakton si afat të paraqitjes së kërkesave në Ministrinë e Drejtësisë afatin 1 vjeçar, që ka filluar në datën 19 dhjetor 2007 dhe përfundon në datën 19 dhjetor 2008. Sipas burimeve nga kjo ministri deri në datën 05.05.2008, pranë Ministrisë së Drejtësisë janë paraqitur 8465 kërkesa, të cilat janë regjistruar në librat e hyrjes dhe po shqyrtohen.
Kriteret
I dënuari ose familjarët e viktimave të dënuara, të ekzekutuara apo të pushkatuara, për të përfituar dëmshpërblim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: a) të jetë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim dhe dëbim apo të jetë izoluar në hetuesi ose në një institucion mjekësor psikiatrik, për shkak të një vendimi gjykate të formës së prerë, të një akti administrativ apo të urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991; b) heqja e lirisë, izolimi në hetuesi apo në një institucion mjekësor psikiatrik, me vendim gjyqësor të formës së prerë apo me urdhër të hetuesisë, të jetë për shkak të një vepre penale politike, siç përcaktohet në nenin 5 të këtij ligji;
c) të ketë kryer ose të ketë vuajtur dënim penal të padrejtë plotësisht ose pjesërisht; ç) të kenë fituar pafajësinë, sipas ligjit nr. 7541, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar; d) sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë.
Vepra penale politike
Vepra penale politike, në kuptim të këtij ligji, vlerësohen vetëm veprat penale, të parashikuara në njërën nga dispozitat ligjore të mëposhtme: a) në nenin 1 të ligjit nr.21, datë 15.12.1944 “Mbi sabotatorët e luftës dhe të pushtetit të popullit, mbi ata, që fshehin kriminelët e luftës etj., mbi ata që vjedhin pasurinë e shtetit dhe të popullit, mbi spekulatorët, falsifikatorët, mbi ata, që fshehin sende të domosdoshme për ushqimin dhe strehimin e popullit dhe për rindërtimin e vendit”; b) në nenet 14, 15, 16, 17 e 18 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945 “Mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake”; c) në nenet 2, 3 pika 13, 4, 7, 8 e 9 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”; ç) në ligjin nr.373, datë 12.12.1946 “Mbi ndjekjen e tregtisë së ndaluar, të spekulimit dhe sabotimit ekonomik”, pjesa e sabotimit ekonomik; d) dispozitat e mëposhtme të Kodit Penal të vitit 1952: Neni 64 “Tradhtia ndaj atdheut”, Neni 65 “Spiunazhi”, Neni 69 “Organizimi dhe pjesëmarrja në bandat e armatosura”, Neni 70 “Diversioni”, Neni 72 “Sabotimi”, Neni 73 “Agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetit popullor”, Neni 74 “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve midis kombësive, racave ose feve”, Neni 75 “Propaganda e luftës”,
Neni 76 “Pjesëmarrja në një organizatë kundër pushtetit popullor”, Neni 77 “Veprimtaria para çlirimit”, Neni 78 “Solidarësia ndërkombëtare” Nenet 102, 103, 104 e 105 “Krime në lidhje me tatimet dhe detyrimet”. Neni 218 “Moskallëzim i krimit”, paragrafi i parë për moskallëzim të një krimi kundër shtetit, të parashikuar në nenet 64, 69, 70, 72, 73, 75, 76, 77, 78, 79 të këtij Kodi dhe neni 255 “Kalim i paligjshëm i kufijve të shtetit”; dh) dispozitat e Kodit Penal të vitit 1977, miratuar me ligjin nr.5591, datë 15.6.1977 dhe ndryshuar me ligjin nr. 6300, datë 27.3.1981, të përcaktuar si më poshtë: Neni 47 “Tradhtia ndaj atdheut”, Neni 48 “Spiunazhi”, Neni 52 “Diversioni”, Neni 53 “Sabotimi”,Neni 55 “Agjitacioni dhe propaganda kundër shtetit”, Neni 57 “Krijimi i një organizate kundërrevolucionare ose pjesëmarrja në të”, Neni 58 “Veprimtaria armiqësore para çlirimit”, Neni 60 “Veprimtaria kundër lëvizjes revolucionare të klasës punëtore”, Neni 112 “Moskallëzim i krimit”, paragrafi i dytë, për moskallëzim të një krimi kundër shtetit, të parashikuar në nenet 47 dhe 60 të këtij Kodi dhe neni 127 “Kalim i paligjshëm i kufijve”; e) shkelje e dekretit nr.7408 datë 31.7.1990 “Për mbledhjet grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve në vende publike”; ë) shkelje e dekretit nr.7459 datë 22.1.1991 “Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe simbolet shtetërore. ” Kur, në përfundim të një gjykimi, ish i dënuari politik është dënuar me një vendim përfundimtar, të dhënë si bashkim dënimesh, një ose disa prej të cilave janë dënime penale politike të padrejta, në kuptim të këtij ligji, përllogaritja e pjesës takuese, që zë dënimi politik, për efekt të këtij ligji, në kohën e përgjithshme të vuajtjes së dënimit, të kryhet në përpjesëtim me raportin gjithsej, sipas formulës, që i bashkëlidhet shtojcës “A”. Në të njëjtën mënyrë veprohet në rastet kur bashkimi i dënimeve është dhënë gjatë kohës së vuajtjes së një dënimi të mëparshëm.

(vijon nga numri i kaluar)
Emri Atësia Mëmësia Mbiemri Datëlindja Vendlindja Lloji i Dënimit Vendimi Nr Dosje Data e Regj. Status Shënime Tekst i vendimit
Dhimitër Kozma Djella Shanka 28/4/2008 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 4421 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bajram Islam Nurie Vuthaj 1/4/1956 Alke, Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 4439 21/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Mhill Gjergj Dile Gjini 29/9/1913 Gurëz, Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 4440 21/3/2008 Shqyrtim ne Themel (i drejtpërdrejtë)
Shaban Ali Make Meta 10/8/1915 Kastriot, Peshkopi Denim Kapital E papërcaktuar 4431 21/3/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e dënimit)
Demir Dali Fatime Peshku 12/1/1911 Bilisht, Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 4416 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Jorgo Ilia Vasiliqi Haxhollo 3/3/1921 Delvinë, Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 4430 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hysni Rasim Nesibe Gjevori 7/1/1879 Peqin Dënim Kapital E papërcaktuar 4417 21/3/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e dënimit)
Qemal Dule Zyrako Hodaj 4/7/1912 Fier Dënim Kapital E papërcaktuar 2594 28/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Pjerin Frano Drande Rrushaj 3/8/1943 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 4442 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Haziz Liman Sanije Murrja 7/5/1957 Luzni, Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 4412 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vasil Kolë Marinë Grazhdani 30/11/1911 Progër, Devoll Dënim Kapital E papërcaktuar 4420 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gëzim Gani Mukades Medolli 1/2/1949 Trestenic Dënim me Burg E papërcaktuar 4425 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ismail Fazlli Raime Adri 2/4/1913 Podgorije, Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 3496 28/4/2008 Shqyrtim ne Themel (i drejtpërdrejtë)
Isuf Hajredin Sulltane Tufa 11/5/1932 Sohodoll, Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 3347 28/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Faredin Hysni Lime Jahja 25/1/1922 Xheranicë, Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 4434 21/3/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Ramadan Ali Nebie Kadushja 10/1/1930 Çiflik, Berat Denim me Burg E papërcaktuar 4422 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Merita Ali Nafije Gocllari 26/4/1956 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 4423 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zeqir Isuf Zyriko Zeka 10/12/1916 Korçë Denim me Burg E papërcaktuar 4424 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Verore Sejfulla Menduhije Merlika 8/4/1942 Krujë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4441 21/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zyber Mustafa Zahide Pira 12/3/1929 Kishavec, Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 3345 29/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Prek Zhuk Mrike Kapaj 16/2/1911 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2694 29/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Agim Ahmet Saliko Shehu 15/2/1930 Tirane Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 8181 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shaqir Ahmet Ike Alla 1/11/1910 Barbas, Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 3041 29/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Mitro Nasho Fero Çoni 8/9/1943 Lunxheri, Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 8182 22/4/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Nevrus Ramadan Emine babi 6/8/1907 Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 8183 22/4/2008 Shqyrtim ne Themel (i bashkërenduar)
Baki Xhemal Refije Zeqo 25/4/1925 Nevicisht, Korçw Dwnim me Burg E papërcaktuar 8185 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vasilika Ilia Velika Mihali 16/10/1882 Bezmisht Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 8188 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Thanas Anastas Panajo Gramatiko 19/12/1935 Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 8189 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Risto Sotir Mitro Marko 5/1/1913 Lin Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 8190 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sait Yzeir hava Brahimi 6/5/1915 Greshic, Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 8192 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nevrus Shaban Neziko Selimi 14/9/1880 Mosllavicë, Greqi Dënim Kapital E papërcaktuar 8193 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Reshyt Liman Zelfie Kraja 4/5/1916 Vlahen, Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 8203 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Naim Ramadan Mahmudi Kocibelli 17/7/1907 Qatrom, Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 8187 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Jak Prend mare Gjinaj 20/5/1912 Fushe Arrëz Dënim me Burg E papërcaktuar 8191 22/4/2008 Shqyrtim nw Themel (i bashkërenduar)
Gaqi Tushi Mangalina Goreni 1/3/1928 Dishnicw, Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 8186 22/4/2008 Shqyrtim nw Themel (i bashkërenduar)
Sulejman Avdi Nasibe Ylli 9/8/1878 Trebinje, Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 8184 22/4/2008 Shqyrtim nw Themel ( i bashkërenduar)
Bego Sako Xhevaire Azizaj 8/2/1925 Vlorw Dënim me Burg E papërcaktuar 2825 29/4/2008 Shqyrtim nw Themel (i drejtpërdrejtë)
Vladimir Grigor Katerina Biba 16/5/1951 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 8195 22/4/2008 Shqyrtim nw Themel ( i bashkërenduar)
Fatbardh Abaz hava Kupi 1/4/1927 Krujw Dënim me Burg E papërcaktuar 8199 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Esat Azem Merushe Çoku 5/7/1944 Mucias Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 8200 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhaferr Bislim Shine Elezi 30/8/1952 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 8201 22/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Nuhi Ramadan Laze Omuri 22/9/1912 Kolesjan, Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 8202 22/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Zija Sulejman Zegjine Luniku 5/6/1909 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 8196 22/4/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Vjollca Zija Nashifer Luniku 28/6/1946 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 8197 22/4/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Hamdi Tasum Refiko Hoxhallari 29/4/2008 Alarup, Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 8194 22/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Muharrem Maliq Emine Ibrahimi 5/4/1894 Postevisht, Gramsh Dënim me Burg E papërcaktuar 8198 22/4/2008 Mangësi nw Dokumentacion

8 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›