E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akulli në Milot-Kalimash, aksidentohet makina e depuetit Shalsi

Lezhë- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Kalimash, ku shtatë automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga përplasja mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz ndërsa automjetet kanë pësuar dëmtime

Mes automjeteve të aksidentuara mësohet të ketë qënë edhe makina e depuetit socialist Eduart Shalsi. Deputeti Shalsi nuk ka marrë dëmtime teksa mësohet se po udhëtonte drejt Kukësit së bashku me shoferin e tij.

Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë rëshqitja e automjeteve për shkak të akullit në këtë segment rrugor.

Pavarësisht se temperaturat kanë shënuar rritje ditët e fundit problematike mbeten disa akse që për shkak të ngricave bëhen burim aksidentësh.

Ndërkohë njoftohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reshje dëbore në vend, akulli “mbulon” rrugë dhe komuna I ftohti që ka pushtuar Europën ka mbërritur edhe në...
  2. Lezhë- Rrëshqet makina nga lagështira, dy të plagosur Lezhë- Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave...
  3. Bulqiza -15 gradë, rrugët mbulohen nga akulli Bulqizë Bulqiza nuk ka munguar të shënojë edhe sivjet...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›