Ngrica në rrugë, makina e deputetit Shalsi përfshihet në një aksident
LEZHE - Shtatë automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Kalimash, si pasojë e ngricës në rrugë. Mes mjeteve të perfshira ne aksident ka qene edhe makina e deputetit socialist Eduard Shalsi. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar.
Ndonëse temperaturat janë rritur dhe bora ka nisur të shkrijë në zonat veriore të vendit mbetet ende problem akulli dhe ngricat në rrugë.
Sipas policisë së Lezhës, ngrica në rrugë ka qenë dhe shkaku i aksidentit të sotëm.
Policia e qarkullimit rrugor këshillon drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes dhe të mos lëvizin me shpejtësi.
(vijoo)
(er.nu/BalkanWeb)