E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet grupi kriminal, kryen 20 vjedhje të ndryshme

Në pranga nga operacioni i koduar “Lap Top 2012”, përfunduan në pranga shtetasit Eldorado Mera, 23-vjeç, dhe B.R, 17-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata akuzohen për rreth 20 vjedhje të ndryshme në Tiranë. Ata akuzohen kryesisht për vjedhje banesash, zyra të ndryshme, magazina, madje edhe një kishë.

 Nga hetimi i kryer, rezultoi se shtetasit e mësipërm dyshohet se kanë kryer edhe veprën penale të “shtyrjes së të miturit në krim”, edhe shtetasit të mitur G.P, 13 vjeç, për të cilin ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit Arif Dizdari, 36-vjeç, banues në Tiranë, dhe Teri Fezgaj, 22-vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa kompjuterë lap top të markave të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale të vjedhjes, duke punuar më tej për të dokumentuar të tjera vjedhje të realizuara nga ky grup më këtë tendencë. /Start/

                                                                                             2012-02-24 16:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›