E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akulli në rrugë, aksidentohen 7 automjete në Lezhë

Lezhë- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Kalimash, ku shtatë automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga përplasja mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz ndërsa automjetet kanë pësuar dëmtime. Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë rëshqitja e automjeteve për shkak të akullit në këtë segment rrugor.

Pavarësisht se temperaturat kanë shënuar rritje ditët e fundit problematike mbeten disa akse që për shkak të ngricave bëhen burim aksidentësh.

Ndërkohë njoftohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reshje dëbore në vend, akulli “mbulon” rrugë dhe komuna I ftohti që ka pushtuar Europën ka mbërritur edhe në...
  2. Korçë- Vdes në aksident 28- vjeçari, shkak akulli në rrugë Korçë- Një 28- vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme...
  3. Elbasan- Përplasen tre automjete, plagosen drejtuesit Elbasan- Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik mesditën...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›