E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet, Stefanoviç: Ditët më të vështira të jetës sime

BEOGRAD – “Këto ishin ditët më të vështira në jetën time, por pritja, tensioni, negativiteti dhe jokonstruktiviteti i palës tjetër u shpaguan, sepse ekipet negociatore të Beogradit dhe Prishtinës arritën marrëveshjen që vërteton “asimetriken e Prishtinës, e ruan Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe pozicionin tonë kushtetues dhe kombëtar”. Kështu ka deklaruar kryenegociatori serb, Borislav Stefanoviç, pas nënshkrimit të marrëveshjeve të radhës në Bruksel.

Sipas Stefanoviç, marrëveshjet e arritura në Bruksel janë të pranueshme për të gjithë qytetarët e Serbisë, “përfshirë edhe serbëve në veri të Kosovës”.
Ai konfirmon se barrikadat në veri do të hiqen vetë nga qytetarët serbë, pasi ata nuk kanë më nevojë për to.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›