E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti sekret: Shërbimi pakistanez i mbështet talibanët

LONDER-Një raport ushtarak konfidencial i Shteteve të Bashkuara, i siguruar nga organizatat e informacioneve, thotë se shërbimet sekrete të Pakistanit, i ndihmojnë militantët talibanë afganë t’i planifikojnë sulmet e tyre kundër forcave të jashtme në Afganistan.
BBC dhe gazeta londineze Tajms, thonë se raporti, po ashtu, thekson që pasi forcat e udhëhequra nga NATO-ja të largohen nga Afganistani, në vitin 2014, talibanët vlerësojnë se ata do të jenë në gjendje ta marrin përsëri kontrollin në Afganistan.

Për Shërbimet e inteligjencës së Pakistanit, në raport thuhet se “manipulimi pakistanez i liderëve të lartë talibanë vazhdon me të njejtin intensitet” dhe se agjencia pakistaneze është e involvuar “për së afërti” me aktivitetet e militantëve.

Raporti ishte përgatitur nga ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe u ishte dhënë oficerëve të lartë të NATO-s në dhjetor të vitit të kaluar.
Reagon Pakistani
Qeveria pakistaneze hodhi sot poshtë përfundimet e një raporti të NATO-s publikuar nga shtypi britanik që akuzon shërbimet sekrete se iu vijnë në ndihmë rebelëve talebanë afganë, informacion që konsiderohet i kotë dhe i padenjë për t'u komentuar.

"E gjithë kjo është e kotë për t'u diskutuar me moderim. Ne kemi ndërmarrë një politikë për të mos ndërhyrë në Afganistan dhe presim që dhe vendet e tjera t'i përmbahen në mënyrë strikte këtij principi'', deklaroi zëdhënësi i Ministrisë pakistaneze të Punëve të Jashtme, Abdul Basit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›