E Diel, 1 Nëntor 2026

Akulli në rrugë, makina e deputetit Shalsi përfshihet në një aksident

LEZHE - Përfshihet në një aksident makina më të cilën udhëtonte deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Rrëshen, ku 7 automjete, mes të cilave edhe automjeti i deputetit socialist, janë përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e akullit në rrugë. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Deputeti Shalsi ndodhej brenda automjetit se bashku me drejtuesin e tij, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Mësohet se deputeti Shalsi ishte nisur drejt Kukësit, ku do të zhvillonte takime me banorët e zonave të izoluara.

Lajmi konfirmohet për NEWS24 nga drejtues të policisë rrugore të Lezhës.
“Kryesisht kemi dëmtime të automjeteve, si pasojë e përplasjes së tyre në bordurat anësore të rrugës, por jo dëme në njerëz”- thanë të njëjtat burime.

Ndonëse temperaturat janë rritur dhe bora ka nisur të shkrijë, në zonat veriore të vendit mbetet ende problem akulli dhe ngricat në rrugë. Policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›