Duka i Spanjës nën hetim për korrupsion
MADRID - Duka i Spanjës, Inagi Urdangarin do të përballet me drejtësinë në lidhje me akuzat për korrupsion. Ai u paraqit në një gjykatë në Majorka, ku do përballet me një çështje korrupsioni, për të cilën kishte disa vite që po hetohej.
Dhëndri i mbretit të Spanjës, Huan Karlos, dyshohet se ka shpërdoruar fonde publike për një fondacion te drejtuar prej tij. Vetë Duka deklaroi sapo mbërriti në gjykatë se do të përgjigjet para drejtësisë, për të sqaruar të vërtetën dhe mbrojtur nderin e tij.
Për këtë skandal Duka është pezulluar nga te gjitha funksionet zyrtare mbretërore, që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Ende nuk dihen detaje të sakta por Duka akuzohet për shpërdorimin e rreth 6 milionë eurove, të dhëna për institutin Noos nga qeveritë vendore për organizimin e ngjarjeve sportive. Fondet janë akorduar në vitet 2004-2006.
(er.nu/BalkanWeb)