Akulli në rrugë, përplasen shtatë automjete në aksin Milot -Kalimash

Ndonëse temperaturat janë përmirësuar ndjeshëm, ngricat nëpër akset rrugore vijojnë të mbeten prezente, duke shkaktuar edhe aksidente. 7 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Milot -Kalimash. Sipas të dhënave nga policia e Lezhës mësohet se automjetet kanë rrëshqitur për shkak të ngricave dhe akullit në rrugë, pasi temperaturat gjatë natës kanë zbritur në - 0 gradë celcius. Fatmirësiht nuk janë regjistruar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia e qarkullimit rrugor këshillon drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes dhe të mos lëvizin me shpejtësi.