E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nelson Mandela i sëmurë, dërgohet në spital

AFRIKE E JUGUT - Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela është dërguar në spital, pasi prej  kohësh kishte dhimbja të shpeshta barku.

Sipas mediave të huaja, 93-vjeçari kishte nevojë urgjente për një specialist, pasi ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore në vitet e fundit.

Nelson Mandela u tërhoq nga aktivitetet publike tetë vjet më parë dhe shfaqja e tij e fundit në publik ka qenë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut. Fituesi i çmimit Nobel për Paqen njihet në mbarë Afrikën e Jugut me pseudonimin Mandiba.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›