Gjykata bën “nul” punën e policisë e Prokurorisë për tenderin e uniformave
24/02/2012 Shpall të paligjshëm përgjimin. Lihen të lirë të gjithë të akuzuarit
TIRANË- Gjykata e Tiranës shpalli dje si të pafajshëm 7 personat dhe pesë firmat që u akuzuan për korrupsion me tenderat e uniformave të policisë. Personat Agur Sadiku, Artan Berberi, Bujar Murati, Festim Bashllari, Ilir Sulo, Jani Gjergjefi, Redi Popescu dhe kompanitë “Euro shpk”, “Sadiku shpk”, “Bashallari shpk”, “Gjergjefi shpk” dhe “Berberi shpk” u shpallën të pafajshëm nga Shkalla e Parë për shkak të një vendimi nga Gjykata e Lartë që i hapi rrugën pafajësisë së tyre duke e lënë Prokurorinë pa prova. Më herët, Gjykata e Lartë pati vendosur që përgjimet ndaj të pandehurve ishin të papërdorshme dhe ishin kryer në shkelje të procedurave ligjore. Sipas hetimeve të Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit dhe kërkesës për gjykim të njësisë “task-forcë” në vitin 2009 është njoftuar nga APP procedura e prokurorimit të fondeve publike me objekt blerje uniforme me një fond prej rreth 175 milionë lekësh. Pas kësaj shpalljeje, katër biznesmenë kanë bërë marrëveshje, sipas Prokurorisë, dhe kanë përcaktuar lotet ku do konkurronin dhe më pas kishin vendosur që paratë t’i ndanin me ish-drejtorin e Drejtorisë së përgjithshme të Prokurorimeve në Ministrinë e Brendshme, Bujar Murati.