E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fier, plagosen tre persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është shënuar vetëm pak minuta më parë në Fier. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Buzëmadh.

Ende nuk ka të dhëna në lidhje me shkaqet e aksidentit, ndërsa të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, nga ku bëhet e ditur se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se dy nga të plagosurit janë Shqiponja dhe Klaudio Sherifi, përkatësisht 66 dhe 10 vjec, ndërsa identiteti i të tretit nuk bëhet i ditur ende. Unifomat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›