Akulli në rrugë, probleme në qarkullim
Rënia e temperaturave ka shkaktuar sot probleme në qarkullimin në disa akse të zonës verilindore dhe juglindore. Prania e akullit në rrugë ka vështirësuar qarkullimin sidomos në zonën e Korçës, ku lëvizja bëhet me zinxhirë.
Sipas informacioneve, aksi Boboshticë-Dardhë dhe aksi VoskopojëLekas janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa komuna Novoselë mbetet e bllokuar prej 24 orësh.
E njëjta situatë paraqitet edhe në disa akse rrugore në veri të vendit. Ndërkohë, të bllokuara vijojnë disa fshatra në Kukës e Tropojë. / G. N.