Rusi, shembet ndërtesa 4 viktima
Katër të vdekur dhe gjashtë të zhdukur është bilanci provizor pas shembjes së një ndërtese 9-katëshe në Atrakhan, në jug të Rusisë.
Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ardhur si pasojë e një shpërthimi për shkak të rrjedhjes së gazit.
12 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet. / G.N.