Ish-bashkiaku, denohet me 4 vjet burg
Tirane- Ish-kreu i Keshillit Bashkiak te Tepelenes, eshte denuar dje nga Gjykata e Krimeve te Renda me 4 vjet e 8 muaj burg dhe 600 mije leke gjobe. Petrit Abedini eshte shpallur dje fajtor per vepren penale te "trafikut te lendeve narkotike". I pandehuri ka perfituar edhe ulje te denimit, pasi ishte duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar ashtu sic ishin aktet e paraqitura nga akuza. Nje seance me pare, prokurori i ceshtjes i kerkoi gjykates shpalljen e tij fajtor dhe denimin e tij me 4 vjet e 8 muaj burgim, ndersa mbrojtja kerkoi shpalljen e tij te pafajshem. I pandehuri Abedini ra ne pranga me 19 gusht te ketij viti, ne saje te operacionit te koduar "Pritje", teksa ishte duke udhetuar me nje maune ne drejtim te Greqise. Gjate kontrollit, te pandehurit iu sekuestrua nje sasi lende narkotike prej 50 kilograme kanabis sativa, te cilen e kishte fshehur ne dyshemene e trajlerit me targe TP 2808 B. Gjate marrjes se tij ne pyetje nga ana e grupit hetimor, Abedini ka pohuar se nuk ka pasur dijeni per sasine e doges qe eshte kapur nga policia, por arrestimi i tij ishte nje kurth politik. Abedini ka pohuar gjithashtu se po udhetonte ne drejtim te Greqise per te blere si zakonisht, miell dhe mallra te ndryshem ushqimore. "Ate dite kishte per te shkuar ne Greqi shoferi i firmes sime, per te marre konfeksione te ndryshme per biznesin. Po ate dite me ka lajmeruar ne kohen qe duhej te nisej, se nuk mund te shkonte per arsye personale. Per shkak se nuk mund te shtyja kohen e mallit te porositur, mora kamionin qe eshte i imi dhe jam nisur ne drejtim te pikes se kalimit kufitar te Kakavijes per ne Greqi. Aty jam ndaluar nga policia per kontroll dhe me kane gjetur 34 pako te mbushura me hashash, thone. Nuk kam te bej fare me kete dhe nuk e di kush e ka futur ne kamionin tim", ka deklaruar gjate marrjes se tij ne pyetje i pandehuri. Nderkohe qe sipas Prokurorise se Krimeve te Renda, i pandehuri e kishte paketuar vete 34 pakot e droges qe u sekuestrua ne doganen e Kakavijes, sipas ekspertimit daktiloskopik te gjurmeve te gishtave te gjetur ne pakot e hashashit te kryer nga Instituti i Laboratorit Shkencor prane Ministrise se Brendshme. Prokuroria e Krimeve te Renda, pervec sasise se droges qe u gjet ne kamion kishte si prove te saj edhe dy gjurme gishterinjsh. Sipas prokurorise, i arrestuari Abedini jo vetem qe kishte dijeni, por e kishte paketuar vete drogen ne automjetin e tip "MAN", me targa TP 2798 B (koka e kamionit), dhe trajlerin me targa TP 2808 B.