Akuza SHBA-së për nxitjen e konfliktit
Koreja e Veriut vazhdoi dje retorikën e ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut, duke e akuzuar Uashingtonin se po përgatitej të ndizte shkëndijat e luftës në gadishullin korean. Njëherësh vazhdoi ta quante tradhtar Presidentin e Koresë së Jugut, Li Mjung Bak, vetëm një ditë pasi sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, paralajmëroi se raportet me Pjong Jangun nuk mund të përmirësoheshin në rast se shteti komunist vazhdonte të lëshonte fyerje ndaj Koresë së Jugut