E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Virgin" përgatit blerjen e Hondës

Grupi "Virgin" është shndërruar në blerësin potencial të skuadrës Honda në Formula 1. Pas spekulimeve, të cilat u bënë publike nga burime pranë prodhuesit japonez, konfirmimi erdhi edhe nga pronari i grupit britanik, Riçard Branson. Duke folur për herë të parë rreth këtij interesimi, në "Radio Four" të "BBC"-së, biznesmeni deklaroi: "Më pëlqen shumë Formula 1, megjithatë mendoj se ky sport ka disa defekte, të cilat duhen korrigjuar përpara se ne të jemi pjesë e cirkuitit. Duam të jemi të sigurt se Ekleston po punon që skuadrat të rregullojnë bilancet e tyre, saktësoi ai. Për më tepër, kërkojmë që Formua 1 të mbrojë teknologjinë ‘jeshile‘".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›