Hamasi i ka dërguar një letër Obamës
Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit bëri dje me dije se grupi islamik Hamas i ka dërguar Presidentit Obama një letër përmes senatorit Xhon Kerri, i cili e vizitoi Gazën të enjten. Letra iu dorëzua si rastësisht së bashku me disa dokumente të tjera të OKB-së. Një zëdhënës i Hamasit e përgënjeshtroi lajmin që organizata i kishte shtënë në dorë Kerrit letrën përmes zyrtarëve të OKB-së. Gjithsesi, Kerri e ktheu letrën në konsullatën amerikane në Gaza, në mënyrë që të kalonte përmes kanaleve zyrtare