Klinton: SHBA, më pranë Kinës
Hillari Klinton bëri thirrje për partneritet më të afërt me Kinës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë turit të parë ndërkombëtar në postin e sekretares së Shtetit, i cili, në të kundër të traditës, kësaj here u zhvillua në Azi dhe jo në Evropë. Numri një i diplomacisë amerikane vërejti në Pekin se bashkëpunimi mes dy shteteve mbi çështje me rëndësi kyçe për gjithë globin është "i detyrueshëm". Shtoi se diçka e tillë do të merrte përparësi mbi ato pika ku qeveritë e dy vendeve nuk gjejnë gjuhën e përbashkët. Turi aktual i sekretares së Shtetit përfshinte edhe vizita në Japoni, Indonezi dhe Korenë e Jugut.
"Ne dëshirojmë t‘i thellojmë dhe t‘i shtrijmë marrëdhëniet tona", tha gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm kinez, Jang Jieçi. "Shtetet e Bashkuara besojnë se asnjë problem madhor nuk mund të gjejë zgjidhje pa përfshirjen e Kinës. Besojmë se kemi vendosur themele të shëndosha, por ka ende shumë punë për t‘u bërë. Ne e konsiderojmë qëllim në vetvete bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës mbi një gamë të gjerë çështjesh, nga ekonomia globale, te ndryshimet klimaterike, te zhvillimi e në shumë të tjera".
Ministri i Jashtëm kinez vërejti se dy shtetet po përballen "me një seri sfidash të mëdha e me peshë të rëndë". "Situata aktuale botërore ka nevojë që dy vendet tona të forcojnë dialogun dhe të punojnë së bashku për t‘i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri", shtoi. Dy krerët e diplomacive të shteteve përkatëse u takuan disa herë dhe bisedat mes tyre qenë përafërsisht dyorëshe.
Hillari Klinton bëri me dije gjatë konferencës se bisedat qenë fokusuar te kriza globale, ndryshimet klimaterike dhe çështje të sigurisë, ku vend të veçantë zinte Koreja e Veriut. E pyetur nga gazetarët nëse e kishte prekur çështjen e të drejtave të njeriut, Klinton u përgjigj se lidhur me këtë temë kishte diskutuar qetësisht me ministrin e Jashtëm kinez. Nga ana e tij, ministri Jang tha se të dyja palët i përqaseshin në rrugë të ndryshme këtij problemi, por këmbënguli se Kina i respekton të drejtat e njeriut.
Sekretarja e Shtetit amerikan u takua të shtunën edhe me Presidentin kinez, Hu Jintao, si dhe me Kryeministrin Uen Jabao. Para mbërritjes në Pekin, Hillari Klinton kishte deklaruar se debati me Kinën lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, Tajvanin dhe Tibetin, nuk do të ndikonin në përpjekjet për gjetjen e konsensusit mbi kuadrin e gjerë të problematikave. "Këmbëngulja jonë mbi ato çështje (të drejtat e njeriut, Tajvanin e Tibetin) nuk mund të ndikojë te përpjekjet për të zgjidhur krizën ekonomike globale, ndryshimet klimaterike dhe krizat e sigurisë", qe shprehur Klinton. "Duhet kërkuar ngritja e një dialogu që të shpjerë te mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për të gjitha këto kriza".
Një prej pikave më të rëndësishme të axhendës së Hilari Klinton gjatë këtij turi mbetet Koreja e Veriut dhe përpjekjet për ndaljen e programit nuklear të Pjong Jangut. Kina konsiderohet si aleati më i afërt i Pjong Jangut, njëherësh edhe si faktori më me peshë në politikën e këtij vendi. Gjatë një fjale të mbajtur më parë gjatë vizitës në Seul, kryeqytetin e Kores së Jugut, Klinton i kërkoi Koresë së Veriut të niste dialogun me jugun dhe t‘u jepte fund ambicieve nukleare.