Akuza, burgim i përjetshëm për vrasësin e trefishtë
02/03/2005 Ekzekutoi me thikë një vit më parë djalin, gruan dhe vëllanë
TIRANË – Vrasës i trefishtë. Fytyrë e imët. Trup të vogël dhe një shikim që në të vërtetë të jep përshtypjen e një vrasësi gjakftohtë. Vepër e kryer me gjakftohtësi dhe pa u ndikuar nga ndonjë depresion nevor. Kështu e përkufizoi prokurori Olsian Çela, të pandehurin Pelivan Hyseni, i cili për shkak të xhelozisë së tepruar vrau gruan me katër thika në kraharor, djalin me tri thika dhe në fund vëllain me katër thika. Nuk u kënaq, por pas vrasjes së gruas i vë flakën me benzinë. Për këto krime makabër, prokurori i kërkoi gjykatës dënimin e të pandehurit me burgim të përjetshëm, duke shtuar që vuajtja e këtij dënimi të bëhet në një nga burgjet e sigurisë së lartë. Asnjë familjar në sallën e gjyqit. Të vetmit që e mbështesnin (jo si vrasës), ishin avokatët mbrojtës. Pelivan Hysenaj, me banim në Elbasan dhe origjinë nga Ballshi, Fier, ka kryer një krim tepër të rëndë. Tashmë ka mbetur pa familje. Djalin e tij, 13 vjeç dhe bashkëshorten, e vrau me gjakftohtësi më 7 mars të vitit 2004.
Akuza
Pelivan Hysenaj ka ardhur për gjykim te Krimet e Rënda, me akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, parashikuar nga neni 79 gërma a dhe b. Për të pandehurin procedimi penal është regjistruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në datën 29 prill 2004. Ndërsa ngjarja ndodhi në datën 7 mars 2004. Sipas prokurorit, ditën e ngjarjes, i pandehuri që sapo kishte ardhur nga Greqia, merr bashkëshorten e tij, Fatbardha dhe djalin, Argys, duke i thënë se do të shkonin te varri i nënës në Ballsh. Gjithçka e ka kryer me paramendim. I pandehuri dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte me vëllain, Gëzim Kurjani. Kur mbërrijnë në Ballsh, shkojnë te varri. Pelivan Hysenaj i thotë gruas se kishte mësuar lidhjen e saj me vëllain, Gëzim Kurjani. Nuk debaton shumë, menjëherë e godet me thikë në gjoks. Më pas merr një shishe me benzinë që e kishte fshehur në shkurre dhe i vë flakën. Në këto momente, djali i vogël, Argysi, ka kundërshtuar. Duke e marrë për dore është larguar disa metra larg nga gruaja e djegur. Nuk e duron më as djalin. E qëllon tri herë me thikë në gjoks. Vdekja ishte e menjëhershme. Prokurori tha se, i pandehuri e ka marrë zvarrë trupin e djalit, duke e kaluar nga ana tjetër e rrugës. Ka lënë kufomat e njerëzve të familjes në rrugë dhe ka shkuar të kërkojë vëllain e tij në shtëpi. Por në këtë kohë, ishte vëllai ai që kishte parë një djalë të vogël të vrarë dhe lajmëron policinë. Në kohën kur policia afrohet, vëllai i kërkon të dorëzohet. Por, i pandehuri Pelivan Hysenaj, me thikën që mbante në dorë, ka goditur katër herë vëllain në gjoks, duke e lënë të vdekur në vend. Policia kur ka parë trupin e Gëzimit të binte në tokë, ka qëlluar në ajër dhe i bënë thirrje për t’u dorëzuar.