E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapet i kërkuari

02/03/2005  Efektivat e policisë kriminale të Komisariatit nr.4 vunë në pranga mbrëmjen e së hënës një person në kërkim. Jetmir Billa, 21 vjeç, banues në Bathore, akuzohej për përgatitje të kushteve për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e rrethit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg". Veprat e konsumuara nga Billa parashikohen nga nenet 134 e 278 të Kodit. U kryen veprimet paraprake dhe i arrestuari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›