E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet klandestini

02/03/2005  Inspektorët e zyrës së antikrimit ekonomiko-financiar vënë në pranga një klandestin. Besnik Sekaj nga Shkodra u deportua nga autoritetet greke, pasi u konstatua se kishte vënë në përdorim një pasaportë shqiptare të falsifikuar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut shprehen se, 40-vjeçari mbante në pasaportë gjeneralitetet e një shtetasi tjetër, me emrin e të cilit kishte vizën. Kjo vepër penale parashikohet nga neni 189/1 i K.Penal. materialet iu dërguan për kompetencë organit të akuzës. F.B

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›