Derbi i ëndrrave

Nga Express më 14 mars 2011 në ora 18:05
Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka thënë se nuk mund të kishte kërkuar diçka më tepër nga derbi i qytetit kundër Lazios të dielën.
Totti shënoi të dy golat në fitoren 2-0.
“Ishte derbi i ëndrrave të mia, atë që e kam kërkuar gjithmonë. Të fitojmë me dy gola të mi është diçka e shkëlqyeshme”, tha Totti për mediet italiane.
“Personaliteti im nënkupton se nuk dorëzohem kurrë. Njerëzit mund të thonë çfarë të donë, por unë vazhdoj përpara. Gjithmonë është kënaqësi të mposhtim Lazion”, përfundoi ai.