E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza e Mario Balotelit: Toti më quajti zezak m...

ROME- Zezak m... Po, më tha pikërisht kështu. Mario Baloteli, sulmuesi i Interit, ka rrëfyer incidentin me Françesko Totin, i cili e goditi me shkelm nga mbrapa në fund të finales së Kupës mes Romës dhe Interit. Sulmuesi zikaltër e ka treguar këtë nëpërmjet agjentit Mino Raiola, që ka akuzuar kapitenin e Romës për fyerje raciste, përpara se ta godiste dy herë, duke marrë kartonin e kuq. “Mario, - tha Raiola, - më është betuar që nuk ka fyer askënd. Ai pranon se i ka thënë ‘mjaft më me shkelma, mos u bëj si kalama, por luajmë futboll’. Asgjë më shumë. Ndërsa Toti ka bërë pjesën tjetër. Për mua është një gjest i paramenduar dhe Françesko duhet pezulluar për 6 muaj. Në Brazil ka edhe arrestime për fyerje raciste”, shtoi ai.
Napoletano
Për goditjen e Françesko Totit ndaj Mario Balotelit ka dhënë mendimin e tij edhe Presidenti i Italisë Xhorxhio Napoletano, që ka përdorur fjalën “gjest i pakëshillueshëm” për kapitenin e Romës. “është një fakt që futet në këtë panoramë, është një gjë e pakëshillueshme”, ka deklaruar ai. “Ka disa forma tifozllëku të egër, që i japin jetë një dhune të patolerueshme dhe që shprehet nëpër stadiume, por nesër nuk dihet se ku mund të shkohet, - u shpreh Napoletano. – është një fenomen shqetësuar dhe klubet e futbollit duhet të reagojnë më shumë”, tha Presidenti i Republikës Italiane. Goditja që Françesko Toti i bëri Balotelit në minutën e 43-të të pjesës së dytë Roma-Inter, shënoi një nga faqet më të ulta në historinë e kapitenit të Romës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›