Gjermania, Lëv rikthen portierin Hans-Jorg But
BERLIN- Trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv ka bërë të ditur listën paraprake me futbollistët që do të grumbullojë për Botërorin e Afrikës së Jugut. Rikthimi në ekipin kombëtar i portierit të Bajernit Hans Jorg But ka qenë lajmi më i bujshëm i kësaj liste. Dëmtimi i portierit të Bajern Leverkusen Rene Adler e ka detyruar Lëv që të thërrasë veteranin But, i cili nuk grumbullohej që prej qershorit të vitit 2003. Ndërkohë dy portierët e tjerë do të jenë Manuel Nojer i Shalkes dhe Tim Vise i Verder Bremen. “Pas dëmtimit të Rene Adler, menduam direkt për Jorg But, - deklaroi Joakim Lëv. – E morëm vendimin shpejt e shpejt, por ai ka shumë eksperiencë pasi ishte në skuadrën kombëtare edhe në Botërorin 2002”. Veç portierit, në përfaqësuesen gjermane që do të shkojë në Botëror janë edhe 6 lojtarë të tjerë të Bajernit, si Filip Lam, Holger Badshtuber, Tomas Myler, Miroslav Klose, Bastian Shvajnstajger dhe Mario Gomez. Gjermania mbetet një nga skuadrat favorite për fitimin e trofeut, ndonëse këtë edicion nuk ka shumë yje në skuadër. Shumë specialistë e llogarisin ekipin 3 herë kampion bote pas Brazilit, Spanjës, Argjentinës dhe Anglisë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)