Greva e urisë, Dritëro Agolli: PS nuk kishte rrugë tjetër
TIRANE- Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli e konsideron grevën e urisë të deputetëve të Partisë Socialiste dhe mbështetësve të saj , si rrugën e vetme për transparencën e zgjedhjeve. Duke u solidarizuar me grevën para Kryeministrisë, shkrimtari e sheh atë si rrugë të vetme kur demokracia kthehet në autokraci.
“Në qoftë se demokracia prishet dhe kthehet në autokraci apo demokraturë atëherë nuk ndalon dot asnjerin. Nuk kishin cfarë të bënin socialistët , sepse dialog bënë, biseda të ndryshme bënë brenda vendit dhe jashtë vendit” shprehet shkrimtari.
Agolli thotë se ekzistojnë të gjitha mundësitë që kutitë të hapen , bazuar në ligj.
“E drejta e parlamentit për të votuar është kudo . Edhe në arkiva ka rregulla që në 25-50 apo 100 vjet ti hapësh.” tha ai.
Shkrimtari Agolli u vizitua në banesën e tij nga deputetët Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni të cilat i dërguan atij një tufë lule dhe një bluzë të kuqe me shqiponjë që mbajnë grevistët. Kjo vizitë erdhi pas mesazhit që shkrimtari u përcolli grevistëve duke u solidarizuar me ta, në pamundësi për shkak të moshës për tu bërë pjesë e saj.
(e.n/News24/BalkanWeb)