Fule në Mitrovicë: Nuk ka bisedime sekrete për Kosovën
MITROVICE- Komisioneri europian për zgjerim Stefan Fule ka deklaruar gjatë një vizite në veri të Mitrovicës se nuk ka bisedime sekrete për Kosovën. Fule u shpreh se komuniteti ndërkombëtar është në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në mënyrë që të marrin fund paqartësitë në radhët e qytetarëve. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Mitrovicës, zyrtari i lartë europian ka theksuar se vizita e tij ka si qëllim konfirmimin e perspektivës europiane për Kosovën.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Fule tha se BE planifikon investime në këtë pjesë të Kosovës. Ai tha se po viziton këtë pjesë për të parë se cfarë mund të bëjë BE për zhvillimin ekonomik të rajonit verior të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Në këtë vizitë komisioneri Fule përpuroi një Qendër për Informim të Bashkimit Europian si dhe një qendër biznesi në Zvecan, projekt ky që do të financohet nga BE.
“Qëllimi ynë është që të ndihmojmë autoritetet lokale që tu sigurojnë banorëve të kësaj pjese shërbimet më të mira, qoftë në edukim , shëndetësi apo fusha të tjera. është në interesin e të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë një polici të mirë dhe efikase, si dhe gjykata që funksionojnë. Kjo është një cështje mbi të cilën po punojmë dhe do të angazhohemi muajt dhe vitet në vijim.” tha Fule.
Dje komisioneri Fule zhvilloi takime me kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së Kosovës. Ai u kërkoi autoriteteve kosovare angazhime në përmbushjen e prioriteteve dhe sfidave nga raporti i progresit duke kërkuar sidomos rezultate konkrete në luftimin e dukurive negative si krimi i organizuar dhe korrupsioni.
(e.n/News24/BalkanWeb)