E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza e Topit: Për pronat nuk ka transparencë/ Kundërpërgjigjet Alibeaj


Presidenti i Republikës Bamir Topi ka reaguar sot për çështjen e pronave, duke kërkuar transparencë në këtë drejtim. Topi theksoi se nuk bëhet transparencë e të dhënave, ndërsa në zyra sipas tij ka zyrtarë të rëndomtë. Kreu i shtetit theksoi se “qytetarët sorollaten nëpër zyra”.


I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i cili ishte bashkë me Topin në një seminar sot në Tiranë. Ministri Alibeaj ka replikuar me presidentin Topi për çështjen e pronave. Sipas tij, të dhënat për pronat mund të bëhen vetëm me kërkesë ligjore. “S’ka pengesa për të dhënat institucionale, porse duhen kërkesa ligjore për të dhënat”-tha Alibeaj.


Duke folur për çështjen e informimit , presidenti Topi theksoi se mediat kanë akses në institucionet publike për të mbledhur dhe për të transmetuar informacion, por ndryshe nga mediat, qytetarët nga ana tjetër nuk e kanë një të drejtë të tillë. Sipas kreut të shtetit, situata duhet të ndryshojë për sa i përket çështjes të së drejtës së informimit.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›